Sela thotë se do e fitojë Ahmetin në zgjedhje, ja vlerësimi i tij?(VIDEO)


Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, thotë se në anketat e brendshme që kanë zhvilluar periudhën e fundit ju ka rrezultuar se Aleanca për shqiptarët ka rritje të rejtingut pas largimit nga Qeveria.

Ai thotë se në njësinë e pestë dhe gjashtë është para oponentit të tij, Ali Ahmeti, ndërsa ASH si parti fiton në njësinë e pestë, ndërsa është shumë afër në njësinë e 6 zgjedhore.

“Vlerësojmë dhe situatën politike, domethënë situatën e shtrirjes si subjekt politik, por edhe si përkrahje në masë, edhe me sondazhe të cilat edhe i bëjmë në vazhdimësi si subjekt politik, ne jemi shumë mirë, shumë mirë qëndrojmë në teren, jemi shumë afër fitores. Pak a shumë sondazhet na nxjern aty-aty me BDI-në, forcat tjera politike opozitare, po tani ka ngel kjo kush është opozitare, i kemi lënë mbrapa gati në çdo zonë zgjedhore. Nuk flasim për pesën dhe gjashtën, ku jemi shumë përpara. Në njësinë e 5 jemi përpara BDI-së edhe si parti edhe si përkrahje kryetari i partisë, në njësinë e gjashtë jam përpara si kryetar partie, si parti na ikin fare pak BDI-ja, por ajo që është simptomatike është që shumica e shqiptarëve nuk deklarohen. Diku rreth 23 për qind nuk deklarohen se kend do ta votojnë. Kjo na bën të kuptojmë që ky trup është kryesisht trup opozitar, se në qoftë se do ishte përkrahës i Qeverisë do ta thoshte pa asnjë problem. Besoj që nga frika nuk përgjigjen”, tha Sela. /SHENJA/

Baby Boo