Pse po lëviz Rama me makinë të blinduar?! Si përgjigjet kryeministri


Kryeministri Edi Rama, i ftuar në “Opinion”, e ka nisur emisionin me një koment për makinën me të cilën po qarkullon ditët e fundit.
Rama pohoi se makina i përket Olsi Ramës, por shtoi se, ajo është marrë në përdorim nga ai që në vitin 2009.
“Pse duhet të marrësh makinën e vëllait kur ne paguajmë taksa që ti të lëvizësh i sigurtë? Pastaj këtu te Klani kush do të bëjë atentat? Sandri apo Arditi?”, pyeti Fevziu.

“Dërgo specialistin e fushës, të shohë është e blinduar apo jo. Ma ka sjellë im vëlla që kur kam qenë në opozitë”, tha Rama.
Rama mohoi që makina të jetë e blinduar duke u shprehur se këtë makinë e ka që prej vitit 2009.

Baby Boo