Sela shprehet i bindur se koalicioni i tij do t’i fitojë zgjedhjet e ardhshme


Ne nuk jemi kundër idesë që një shqiptar të jetë kryeministër, ashtu sic nuk jemi kundër të qenit nga një bashkësi tjetër etnike.

Gjëja më e rëndësishme është që Kryeministri të jetë me cilësi të lartë dhe pa konotacion etnik, tha drejtuesi i Aleancës për Shqiptarët Zijadin Sela në një intervistë për Radion Evropa e Lirë. Ai është i bindur se koalicioni i tij do të fitojë zgjedhjet e ardhshme, duke thënë se është koha për demokraci dhe ndryshime.

Kreu i opozitës shqiptare nuk e përjashton mundësinë e një koalicioni pas zgjedhjeve me LSDM-në ose me VMRO-DPMNE-në, por vetëm nëse pranojnë programin e Koalicionit të Aleancës dhe Alternativës.

Baby Boo