Bad News Eagles kalon në gjysmëfinale të turneut Elisa Invitational CS:GO


Djemtë e ekipit Bad News Eagles nuk kanë të ndalur në garat e CS:GO, pasi tashmë kanë siguruar gjysmëfinalen në turneun Elisa Invitational. Edhe pse ndeshjen ndaj ekipit Finest nuk e nisën edhe aq mirë, ekipi Bad News Eagles arriti që ta rikthej rezultatin nga 0-1 në 2-1 me mapa.

Në dy mapat e parë u zhvillua lojë e barabartë nga të dyja ekipet, ku të parin e fitoi ekipi Finest me rezultat 16-13, ndërsa në mapin e dytë, Bad News Eagles fituan me rezultat 16-11.
Në mapin e fundit, Bad News Eagles dominuan gjatë gjithë kohës duke e përfunduar me rezultat 16-5, dhe kështu fituan ndeshjen me rezultat të përgjithshëm 2-1 me mapa.

Lojtari më i vlefshëm i kësaj ndeshje u shpall Rigon ‘rigoN’ Gashi, me vlerësimin nga HLTV 1.27.
Pas kësaj fitore, ekipi Bad News Eagles tani do të pres në gjysmëfinale fituesin e ndeshjes Complexity ndaj SINNERS. /Telegrafi/
https://www.instagram.com/p/Cfbu2cwIfNl/?utm_source=ig_embed&ig_rid=8c11c4e8-4c04-43ad-8017-f19ccf589b42

Baby Boo