Sela: Qeveria duhet të bëjë kujdes me shqiptimin e masave


Kryetari i ASH Ziadin Sela, tha se Qeveria duhet të bëjë kujdes me informimin rreth masave të reja, që të mos shkaktojë efekti i të kundër, duke përmendur këtu shpalljen e orës policorë në Kumanovë, vetëm 5 orë para se e njëjta të zbatohej. Sela tha se vala e dytë e virusit do të shfaqet atëherë kur qytetarët t’i kthehen jetës normale. Sipas tij, lehtësimi i masave nuk do ta kthejë situatën në normalitet. Rreziku, sipas tij, ekziston nga vala e dytë e virusit, që pritet të ndodhë atëherë kur qytetarët do të rikthehen në rutinën e tyre të mëhershme. Sela thotë se duhet të bëhen testime masive për të pasur një pasqyrë më të qartë të gjendjes në vendin tonë.

Baby Boo