Ibrahimi: Sa më e fortë BDI-ja, aq më keq për shqiptarët


Ish deputeti i PDSH-së Orhan Ibrahimi në “Click Plus”, ka deklaruar se në momentet kur BDI-ja ka qenë më e fortë shqiptarët janë dëmtuar më së shumti. Ibrahimi ka thënë se shqiptarët më së shumti janë sulmuar në momentin kur Bashkimi Demokratik për Integrim ka qenë më e fortë.

Ibrahimi ka shtuar se përpos të goditur, shqiptarët në momentet më të mira të BDI-së edhe janë vrarë. Ai tha se vetëm PDSH ka program të qartë që ofron barazi dhe parimin e konsensualitetit në vendimmarrje. Ai tha se kjo parti ka bërë të qartë edhe propozimin për zv/kryeministër shqiptar dhe eliminimin e posteve tjera të zv/kryeministrave dhe se me këtë fuqizohet pozita qeverisëse shqiptare.

Baby Boo