Sela: Nuk jemi dakord që gjitha rrogat në shtet të jenë minimale


Lideri i Aleancës për Shqiptarët (ASH) Ziadin Sela në emisionin Klik Plus në TV21 ka lëshuar akuza në lidhje me sistemin shëndetësorë në vend.

Ai ka pohuar se ky sistem shëndetësorë është i rrënuar dhe nuk plotëson asnjë standard.

Sipas Selës, gjendja e jashtëzakonshme me koronavirusin është mekanizëm shtesë në mënyrë që të kufizohen kontaktet ndërmjet njerëzve, ndihmon që rastet me Kovid-19 të jenë sa më pak, bëhet edhe më lehtë e menaxhueshme situata.

Sela madje ka theksuar se brenda Qeverisë ka ministra të papërgjegjshëm që u bëjnë thirrje qytetarëve të vendosin maska të cilat gjithashtu sipas Selës, janë të pasigurta.

Ai ka thënë se po përdoren edhe maska të cilat prodhohen në mënyrë artizanale.

Sela tutje ka deklaruar se si parti nuk janë dakord që të gjithë rrogat në shtet të jenë minimale dhe siç ka shtuar, “nga kjo masë e propozuar nga LSDM-ja preken qytetarët që ashtu- ashtu nuk kanë arritur që me të ardhurat e tyre të mbulojnë harxhimet mujore”.

“Shporta e konsumatorit në këtë situatë ku gjendet vendi është rritur e jo zvogëluar”, ka thënë Sela.

Baby Boo