Sela në SHBA për kërkesat politike shqiptare


Aleanca për Shqiptarët, përmes një komunikate për Infomagazin, njofton se kryetari Ziadin Sela, do të realizojë një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në agjendën e kësaj vizitë janë paraparë disa takime të rëndësishme në State Departamentin dhe në Kongresin Amerikan, ku do të zhvillohet takim edhe me kongresmenin amerikan Eliot Engël dhe zyrtar tjerë të rëndësishëm.

Kjo vizitë realizohet edhe në kuadër të debatit për ndryshimet kushtetuese në Maqedoni ku Sela do të kërkojë përkrahje nga SHBA-të për kërkesat politike shqiptare.

Kryetari Ziadin Sela gjithashtu do të takojë edhe përfaqësues të Diasporës shqiptare në Amerikë dhe do jetë prezent për festën e 28 Nëntorit

Baby Boo