Kush është personi vetëm që Albin Kurti e ndjek në rrjete sociale


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka 509 mijë ndjekës në rrjetin social Facebook, dhe ai nuk e ndjekë asnjërin prej tyre. Këtë privilegj, të jetë në listën e “following” të Kurtit e ka vetëm një person.
Nuk është Joe Biden, ndonjë President apo Kryeministër i ndonjë shteti të fuqishëm, nuk është as ndonjë anëtar i ndonjë rock-bendi, muzikë të cilën Kurti e pëlqen, madje, nuk është as Xhelal Sveçla.

Altin Boshnjaku është personi i vetëm që kryeministri nga Kosova e ndjek në rrjetin social facebook, shkruan lajmi.net.

Boshnjaku i cili vjen nga Gjakova është një DJ i muzikës techno, dhe nuk shumë i njohur për publikun. Ai nuk ka shumë ndjekës, vetëm 632, madje nuk e ndjek as kryeministrin Kurti.

Derisa, kryeministri ka pëlqyer vetëm një person nga bota muzikore, me të cilin nuk dihet nëse ka ndonjë lidhje, ai më herët kishte deklaruar se i pëlqente muzika rock dhe kishte përmendur bënin amerikan “Future Islands” si të pëlqyeshëm për të.

Megjithëkëtë, tashmë një gjë tashmë është e sigurt, se Altin Boshnjaku do të zgjohet nesër më i famshëm.

Baby Boo