Ish-eprori i UÇK-së arrestohet nga EULEX


Mëngjesin e së enjtes Salih Mustafa ish-epror i UÇK-së dhe FSK-së u arrestua nga EULEX.Arrestimi është bërë në shtëpinë e tij, dhe është nisur në drejtim të Hagës, raporton Insajderi.Mustafa edhe ishte intervistuar nga hetuesit e Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë, nëntorin e kaluar.

Salih Mustafën, shef i inteligjencës së FSK-së. Ende nuk dihet vendndodhja e tij, ai pritet të ekstradohet për në Hagë.Mustafa ka qenë njëri prej eprorëve në zonën Operative të Llapit, dhe ka drejtuar njësinë e quajtur BIA.Por, kush është Salih Mustafa.

Mustafa ishte pjesë e organizimit të Lëvizjes Kombëtare për Çlirim prej vitit 1988.Mustafa ishte arrestuar nga regjimi i Millosheviqit në vitin 1993 dhe ishte dënuar me 5 vite burg për organizim të kryengritjes.E në vitin 1997 Mustafa ishte angazuar për organizim e shtrirje të UÇK-së në Prishtinë, Obiliq, Gjilan, Viti e Kamenicë.Më pas kishte udhëhequr njësitin gueril të UÇK-së me emrin BIA derisa ishte themeluar Zona Operative e Llapit dhe Karadakut.Mustafa gjithashtu ishte një nga themeluesit e LKQK-së, ndërsa pas përfundimit të luftës vazhdoi misionin për ndërtim të institucioneve shtetërore.Mustafa ishte shef i departamentit informativ të TMK-së e më pastaj këshilltar për Inteligjencë i Agim Çekut, sa ishte Kryeministër.

Baby Boo