Sela: Malësia e Tetovës ka dhënë shumë për kombin, lirinë dhe arsimin, ajo do e bëjë edhe ndryshimin!

Në vazhdën e takimeve me qytetarët Kryetari i ASH Ziadin Sela, sonte ka vizituar disa nga fshatrat e Malësisë së Tetovës edhe atë fshatin Bozofcë, Veshallë, Brodec ndërsa ditëve në vijim do ti takojë edhe fshatrat tjera të malësisë së Tetovës.

Sigma Doors

Kryetari Sela , ka folur për rëndësinë e zgjedhjeve të 12 Prillit dhe domosdoshmërinë e ndryshimit. Ai tha se banorët e malësisë së Tetovës janë vetë dëshmitar të gjendjes së rrënuar ekonomike, të cilët si shpëtim i kanë sytë nga mërgimi. Kryetari Sela tha se banorët e kësaj ane janë të lënë në haresë nga ky pushtet, dhe ata përballen me kushte të vështira për jetesë, pa ujë pa vende pune, me infrastrukturë te shkatruar, pa ambulanta. Ai foli gjithashtu edhe per diskriminim qe ju bëhet banoreve të kësaj ane, duke thënë se subvencionet qe ju takojne atyre banorëve, i marrin njerëz të afërt me pushtetin.

Kryetari Sela i siguroj banorët e Malësisë së Tetovës se ASH do të japë kontributin maksimal, që kësaj pjese ti kthehet dinjiteti dhe shpresa duke ju siguruar vende pune, subvencione,ambulanta, dhe shërbime të ndryshme, me qellim që mos i boshatisin fshatrat e tyre.

Ziadin Sela ka folur edhe per revitalizimin e Kodrës së Diellit dhe vënien në funksion të plotë të kësaj qendre si qendër moderne e Skijimit si mundësi për vende pune, edhe për banorët e Veshallës, Lisecit, Bozofcës, Shipkovicë e Brodecit.

Kryetari Sela gjithashtu vlerësoj lartë kontributin e malësorëve të kësaj ane si kontribues por edhe bartës të shum proceseve politike sic është arsimimi dhe Universiteti i Tetovës, Sakrifica e Luftës së 2001, duke thënë se të gjitha këto nuk do bëheshin pa banorët e kësaj ane, andaj i ftoj të gjithë që ta japin kontributin e tyre për ta bërë ndryshimin më 12 Prill.

Nesë Kryetari Sela do ti vizitojë edhe fshatra tjera, Sellcë, Vicë, Llacë ndërsa ditet në vijim fshatin Shipkovicë, Lisec dhe Gajre.