Ndihma për fëmijën e tretë, familjeve me të ardhura minimale


LSDM dhe BDI do të takohen të hënën për të finalizuar marrëveshjen rreth reformave sociale. Siç bëhet e ditur, në marrëveshjen e deritanishme partnerët janë marr vesh që nga Ligji për pensionet të hiqet kushte “një ditë përvojë pune”, e cila sipas BDI-së bënte problem kryesisht për pensionistët shqiptar, transmeton Alsat M. Ndryshimet parashikojnë që pensioni t’i takojë gjithkujt që mbush mbi 65 vjet e që nuk posedon pronë nga e cila mund të sigurojë të ardhura.

Me propozimin e ri parashikohet që shtesa për fëmijën e tretë t’i takojë vetëm familjeve të cilat kanë të ardhura nën rrogën minimale dhe jo siç ishte deri tani për të gjithë qytetarët.

Familjet që kanë të ardhura mbi pagën minimale do të kenë mundësi të shfrytëzojnë vetëm shtesën për mbulimin e harxhimeve shkollore.

Baby Boo