Sela: Lamtumirë miku im Zejni!


Ziadin Sela
I indinjuar thellë nga lajmi pikëllues për ndarjen e hershme nga jeta e profesorit dhe mikut tim, tanimë të ndjerë, Zejni Bilalli.

Zejniu do të mbahet mend si pishtar i arsimit shqip, dhe kontribues në të gjitha proceset afirmative të kombit tonë. Ai dhe familja e tij, të njohur si arsimdashës në rajonin e Gostivarit, dhanë shumë për të arsimuar dhe edukuar breza të tërë.

Zejniu ishte një ndër nismëtarët e parë të themelimit të subjektit tonë politik, bashkë kushëririn e tij, tani më të ndjerë, Mujdin Bilallin, dhanë një kontribut të çmuar drejt ngritjes dhe afirmimit të subjektit tonë politik.

Familja Bilalli, Çegrani, Gostivari dhe të gjithë ne humbëm një njeri të dashur, bujar e patriot, siç ishte Zejniu. Më lejoni që në emrin tim dhe të ASH-së, familjes Bilalli dhe miqëve të Zejniut, t’i përcjellë ngushllimet më të thella për humbjen njeriut tonë, që e deshëm të gjithë!

Baby Boo