Sabri Lika, njëri nga fituesit e Bursës Uskana në Kërçovë, diplomoi me sukses në fakultetin e mjeksisë në Shkup


Sabri Lika, njëri nga fituesit e Bursës Uskana në Kërçovë, diplomoi me sukses në fakultetin e mjeksisë në Shkup.

Qëllimi i Sabriut nuk ishte vetëm të diplomojë, por të bëhet mjek i suksesshëm dhe t’i shërbejë popullit me profesionin e tij fisnik.

Nga sot e tutje, Dr. Sabriu do të jetë më afër qëllimit të tij, kurse ne do të kemi një shteg më shumë sa herë të na bëjë nevoja për shërbime mjeksore.

Jemi shumë të lumtur që udhëtuam bashkë me Sabriun në këtë aventurë të bukur dhe e faleminderojmë për ndjenjën e krenarisë. Ndërkaq, i ftojmë të gjithë studentët nga Kërçova të aplikojnë për bursën e rradhës, kurse ata që duan të përkrahin më të mirit e vendit tonë, i ftojmë të bëhen pjesë aktive e Shoqatës Uskana në ShBA, sepse Sabri Lika është prodhimi final i mundit tonë.

Qirinjtë që ndezin një qiri tjetër, nuk e humbin dot shkëlqimin e vet.
Shkruajn ng Shoqata Uskana, ShBA në facebook duke publikuar edhe këto foto:

Baby Boo