Sela ka informuar bashkëpartiakët se dëshiron edhe një mandat


Zgjedhjet e parakohshme janë të paevitueshme sipas Arben Taravarit.

“Unë mendoj që marsi, prilli, maji do të jenë muaj të vështira në Maqedoni. Dhe sipas asaj që e shoh nuk iu ikim dot zgjedhjeve. Unë mendoj që në qershor apo shtator”, tha Arben Taravari.

Por edhe në zgjedhjet e ardhshme që eventualisht mund të jenë të parakohshme, Aleanca për Shqiptarët do të niset me forcat e vjetra.

“Nëse kandidon Kryetari, as që diskutohet kandidimi im. Në qoftë se Kryetari eventualisht nuk kandidon e shqyrtojmë e shohim. Por, nuk kemi ndonjë vendim përfundimtar. Por besoni, aq e parëndësishme është kjo për neve si strukturë partiake”, u shpreh Taravari.

Nga burime partiake Klan Macedonia mëson se Ziadin Sela tanimë ia ka kumtuar bashkëpunëtorëve më të afërt se e ka ndërmend që të kandidoj edhe për një mandat. /KlanMacedonia/

Baby Boo