“Sela ju shpëtoi nga Gruevski!” – Radinoska nga Vevçani ua mbyll gojën politikanëve


Elka Radinoska është zonja nga Vevçani, e cila që në vitin 2017, rreth një muaj pas ngjarjeve të 27 prillit kishte postuar një shkrim për Kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, me të cilin ua kishte mbyllur gojën shumë nacionalistëve maqedonas, por edhe shumë shqiptarëve që kishin dashur të njëllosin figurën e Selës, por edhe ta shohin atë të vd*ekur.

Shkas për këtë shkrim ishin kritikat që kishte marrë pasi kishte publikuar fotografinë e kreut të ASH-së. Në shkrimin e saj Radinovska thotë se është një maqedonase e krishterë që dëshiron tu tregojë për një shqiptarë dhe musliman.

“Të dashurit e mi. Unë familjen e Dr. Sela e njoh afërsisht 20 vjet, madje edhe në kohën kur ju nuk e dinit se një djalë nga Livadhia me mund arsimohej me qëllim që të kujdeset njëjtë për shëndetin e të gjithë qytetarëve (diçka që e konfirmoi si në aspekt profesional ashtu dhe në angazhimin politik). Të fundit do t’ua potencojnë kolegët e tij që punojnë në pushtetin lokal në Strugë”, ka shkruar Radinoska.

Ajo më tej në shkrimin e saj kujton edhe LSDM-në dhe maqedonasit, që kishin qenë pikërisht Ziadin Sela dhe Aleanca për Shqiptarët ata që kishin mundësuar çlirimin nga regjimi i Gruevskit.
“Ndoshta një pjesë prej jush kanë harruar se pa koalicion me partinë lider i së cilës është ai, nuk do të çliroheshit nga regjimi ashtu siç shumë prej jush dinit të thoni për ata, shërbetorë të së cilëve ishit pikërisht ju”, shkruan mes tjerash qytetarja e Vevçanit, Elka Radinoska.

Në fund të postimit të saj, kujton se për këtë qëllim të mirë për të gjithë qytetar e vendit, Sela kishte rre*zikuar që ti lë jetima edhe fëmijët e tij.
“Ai i njëjti para një muaji për shkak të lojrave politike do ti linte fëmijët jetim, ndërsa një pjesë e juaja do të ishin sigurtë të kënaqur që “e kanë vr*arë si qen””, shkruan Radinoska. Postimi i saj më poshtë:

https://www.facebook.com/story.php?story_fbid=1900334526844975&id=100006053371997

Baby Boo