Hava Bekteshi vajza nga Maqedonia që futi çiiftelinë në Filarmoninë e Hamburgut!


Kjo është Hava Bekteshi ku ndryshe mund ta quajmë si një fenomen, e cila me këmbngulësine e saj arriti që ëndrrën për të futur instrumentin shqiptar bashkë me këngët shqipe si pjesë të Filarmonisë së Hamburgut, e arriti shkruan Pa Censurë!

Hava Bekteshi është nga Maqedonia e Veriut por tani më për vite jeton dhe vepron në Gjermani, Bekteshi për Pa Censurë rrëfen rrugëtimin e saj, por fillimisht e buzëqeshur thotë: “E kam prekur ëndrrën” … ku mes tjerash vazhdon se qëllimi i saj gjithmonë ka qenë që të bëj te njohur çiftelinë në skenën ndërkombëtare shkruan Pa Censurë!

Bekteshi thotë se kulmi i karrierës dhe realizimi i gjithë ëndrrave te saj është pjesëmarrja ne Elbphilharmonie me daten 25.05.2019 ku aty u bë pjesë koncertit madhështor „Stadtlied” ne skenën gjigante te shtëpisë prestigjoze Elbphilharmonise, ku për të cilën u kompozua një këngë e re me titullin “Tingëllon teli i çiftelisë“ kjo këngë u këndua në sallën e madhe të Elbphilharmonisë me çifteli dhe shqip, ku siç tregon Hava se me këtë pjesëmarrje mori të gjithë vëmendjen e mediave gjermane ku edhe u realizuar një portret për pjesëmarrjen e saj në RTL-Nord si protagoniste kryesore dhe bëri një reportazh për pjesëmarrjen e saj në këtë projekt. Bekteshi më tej shton:”Endrra ime u be realitet”

Hava është shqiptarja e parë me çifteli ne Elbphilharmonie vitin 2019, tash pjesmarrëse në Chor zur Welt der Elbphilharmonie si soprano!

Më poshtë mund të ndiqni këngët e kënduara nga Hava Bekteshi/Pa Censure

Baby Boo