Sela dhe Kasami nesër takohen me zyrtatin e NATO-s, Zoran Jankoviq


Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami dhe ai i ASH-së Ziadin Sela nesër në ora 11:30 në kuvend do të takohen me shefin e misionit të NATO-s dhe zyrës për lidhje me Maqedoninë, Ambasadorin Zoran Jankoviq.

Ky takim do zhvillohet pak ditë para votimit të ndryshimeve kushtetuese, ku Lëvizja Besa dhe ASH ka kërkuar plotësimin e kërkesave të tyre që kanë parashtruar nëpërmjet amendamenteve.

Takimi i Kasamit dhe Selës me Jankoviqin vijnë menjëherë pas takimit që realizoi Kasami me kryeministrinë Zoran Zaevi për të përafëruar qëndrimet dhe për të votuar ndryshimet kushtetuse dhe implementimin e plotë të Marrëveshjes së Prespës, thuhet në njoftimin e Lëvizjes BESA.

Ky takim mbahet pak ditë para seancës parlamanetare për ndryshimet kushtetuese për marrëveshjen e Prespës, ku sipas gjitha gjasave ambasadori i NATO-s do t’i kërkojë përkrahjen dhe mbështetjen e deputetëve të ASH Ziadin Sela dhe deputetit Syrija Rashidi, që siç thuhet do jenë votat kyçe për ta arritur numrin 80 për ndryshimet kushtetuese për Marrëveshjen e Prespës respektivisht ndërrimin e emrit të Maqedonisë si parakusht që Maqedonia këtë vit të anëtarësohet në NATO!

Baby Boo