Sela dhe Gashi refuzojnë shtyerjen e regjistrimit


ASH-ja dhe Alternativa janë kundër shtyerjes së regjistrimit që u dakordua dje gjatë takimit të liderëve Zaev – Mickoski.
Liderët e opozitës shqiptare, Ziadin Sela dhe Afrim Gashi në një press-konferencë në Kuvend thanë se nuk e pranojnë anulimin e regjistrimit në terren, që duhej të fillonte më 1 Prill, kurse u shty për në Shtator duke paralajmëruar se 12 deputetët e tyre do të votojnë kundër ndryshimit të Ligjit për Regjistrim.

“Kjo formë e anulimit të regjistrimit, sic vepruan Zaevi dhe Mickoski për ne është e papranueshme. Regjistrimi s`duhet të politizohet” – ka deklaruar Gashi.
Nga ana tjetër, Ziadin Sela vlerëson se për këto cështje duhet të bisedohet në Kuvend duke I quajtur jo efektive takimet sikurse ai I djeshmi mes Zaevit e Mickoskit.

“Kemi mekanizma të parandalojmë ndryshimin apo anulimin e Ligjit për Regjistrim përmes shumicës së Badenterit. Regjistrimi duhet të vazhdojë, jo të anulohet. Argeminetet që lidhen me pandeminë nuk mbajnë. Për regjistrimin ka ligj që duhet të respektohet e të zbatohet deri në fund” – ka deklaruar Sela.
Lidhur me takimin e paralajmëuar të nesërm me Kryeministrin Zaev ku do të bisedohet për Ligjin për Nënshtetësi, Afrim Gashi tha se deri më tani nuk kanë marrë një ftesë.

Baby Boo