Iniciativa “Më mirë për Tetovën ” me listë këshilltarësh të pavarur


“Më mirë për Tetovën” quhet nisma e disa aktivistëve të shoqërisë civile të cilët do të garojnë me listë të pavarur për këshilltarë në komunën e Tetovës. Për qëllim kanë që të risin rrisin rëndësinë këshillit komunal në qytet dhe të ketë më shumë transparencë sa i përket harxhimit të parave dhe projekteve. Elmedina Abdullau, pjesë e kësaj iniciative, tregon se me këtë synojnë që aktivitetet që i kanë bërë jashtë si shoqëri civile, pas zgjedhjeve t’i bëjnë në këshillin e komunës.

“Jemi të gjithë profesionistë në profesionin e tyre dhe kemi vendosur që aktivitete tona që i kemi bërë në mënyrë permanente ta bëjmë dhe brenda institucioneve, gjegjësisht në Këshillin e Komunës së Tetovës. Me këtë e shpallim publike iniciativën tonë edhe e bëjmë publike se do garojmë me një listë për këshilltar të pavarur në zgjedhjet lokale jemi ta pavarur nga partitë politike”, tha Elmedina Abdullahu nga Iniciativa “Më mirë për Tetovën.

Sipas Merita Maksutit kjo iniciativë është apartiake, por nuk përjashtojnë mundësi që të përkrahin ndonjë kandidat për kryetar që deri më tash nuk e ka dëshmuar veten.
“Ne besojmë fortë se Këshilli i Komunës është më i madh se institucioni i kryetarit. Duke parë se si kanë vepruar disa këshilltarë, besojmë se pavarësinë dhe kontributin që do ta japim do të jetë shumë më i mirëfilltë dhe më transparent. Përveç atyre që janë vërtetuar dhe që kanë vepruar dhe të cilët i kemi parë deri tash”, shtoi Mertia Maksuti – aktiviste “Më mirë për Tetovën.

Blendi Hodai vlerëson se e rëndësishme është që peshë t’i jepet këshillit, sepse pa të, një kryetar komune nuk mund të bëj asgjë.
“Premisa e qëllimit tonë më mirë për Tetovën është që të fuqizohet pozita e këshillit komunal pasi që vlerësojmë që pozita e kryetarit të komunës ka këshillin është një hiç pasi, që të gjitha vendimet kalojmë përmes këshillit, ajo që ne dëshirojmë të bëjmë është që t’i ja japim rëndësinë këshillit edhe qytetarët të jenë të vetëdijshëm se çfarë pune është duke u bërë në këshillin komunal dhe hallet që i kanë qytetarët, të fliten zëshëm në këshillin komunal”, deklaroi Blendi Hodia – aktivist “Më mirë për Tetovën.

Pertetovën.org është ueb faqja që iniciativa qytetare ka hapur, e ku qytetarët kanë mundësi të bashkëngjiten për të dhënë kontributin e tyre. Sipas tyre në këtë iniciativë do të ketë nga të gjitha bashkësitë etnike, ndërsa presin edhe se do të mund të formojnë një shumicë.

Baby Boo