Ushtria e RMV-së pajiset me uniforma të reja lu*ftarake dhe komplete për forcat speciale


Ministria e Mbrojtjes kumtoi se është siguruar edhe kompleti i dytë prej 7.000 uniformave të reja lu*ftarake për pjesëtarët e Armatës, ndërsa Batalioni për forcat speciale merr 700 komplete të reja të uniformave lu*ftarake, posaçërisht të dizajnuara sipas kërkesave të tyre.

“Vetëm para disa viteve, një nga problemet më të përmendura në Armatë ishte mungesa e çizmeve dhe uniformave për pjesëtarët e saj. Treguam se me vullnet politik dhe punë mund të zgjidhen ato probleme. Por, nuk ngecëm këtu. E zgjidhëm problemin, por vendosëm edhe sistem të furnizimit i cili duhet të garantojë se problemet e tilla nuk do të përsëriten asnjëherë. Prandaj, ishte vendosur rregull e mbulimit të plotë të pjesëtarëve të Armatës me dy komplete të uniformave lu*ftarake, dhe atë rregull e realizuam plotësisht”, qëndron në kumtesën e Ministrisë së Mbrojtjes.

Uniformat e reja arritën në kazermën “Gjorçe Petrov” në Shkup. Me këtë tërësisht përfundon pajisja e Armatës me uniforma të reja lu*ftarake, theksojnë nga Ministria e Mbrojtjes.

Baby Boo