“Sekretariati”, BDI nuk përfill kërkesat e krahut të luftës (VIDEO)


BDI forcon qëndrimin për shuarjen e Sekretariatit për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit në ministri.

Sipas integristëve, ministria do të përfshij kompetenca edhe më të mëdha se sekretariati, duke përfshirë dy drejtori si roli i saj ekzekutiv do të ketë peshë me të madhe.

Sekretari organizativ i BDI-së, Artan Grubi vlerëson se me shuarjen e sekretariatit forcohet Marrëveshja e Ohrit, duke e bazuar qëndrimin e tij në faktin që marrëveshja tashmë është pjesë e Kushtetutës.

Unë vlerësoj se e gjithë kjo procedurë vetëm se do ta avancon sekretariatin në ministri dhe do ta rritë peshën e Marrëveshjes së Ohrit. Të gjitha kompetencat e sekretariatit janë përshkruar në kompetencat e ministrisë së re, duke shtuar edhe kompetenca tjera. Ministria do të jetë shumë më e fuqishme se sa sekretariati në zbatimin e MO-së dhe të gjitha vlerave që rrjedhin nga viti 2001 dhe që u rrumbullakuan me ndryshimet kushtetuese. Marrëveshja e Ohrit është pjesë e Kushtetutës të cilën gjithsecili e ka për detyrë ta zbatojë”. – theksoi Artan Grubi, Deputet i BDI-së

Baby Boo