Kovaçevski: Nuk është e vërtetë se jemi dakorduar me BDI-në për bojkotimin e zgjedhjeve të 8 majit


Kryetari i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë (LSDM) Dimitar Kovaçevski u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që më 8 maj të votojnë masivisht për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare dhe mohon se LSDM dhe BDI janë dakorduar për bojkotimin e zgjedhjeve.

Kjo është e pasaktë. U bëj thirrje të gjithë votuesve që më 8 maj të dalin masivisht në qendrat e votimit dhe të mbështesin kandidatin për president Stevo Pendarovski dhe koalicionin “Për një të ardhme evropiane” në zgjedhjet parlamentare. Pa përjashtim, le të kemi një pjesëmarrje masive, të zgjedhim president dhe përbërje parlamentare dhe Maqedonia të vazhdojë rrugën e saj drejt integrimeve evropiane, tha Kovaçevski.

I pyetur se nga kush do të kenë mbështetje në raundin e dytë dhe nëse pret mbeshtetje nga partitë e tjera dhe nga qytetarët shqiptarë, ai u përgjigj se presin mbështetje nga të gjithë qytetarët, pavarësisht përkatësisë.

– Askush nuk i ka votuesit nën kontrollin e tij, që t’i mbajë diku dhe t’u thotë si të votojnë. Kemi një kandidat që është civil. Pendarovski është kandidat me mbi 22.000 nënshkrime nga qytetarët dhe përkrahet nga koalicioni “Për të ardhmen evropiane”, duke përfshirë edhe Lidhje Socialdemokrat le të Maqedonisë. Dhe ai në konferencën e tij për media tha qartë se do të kërkojë mbështetjen e qytetarëve, jo të kandidatëve që nuk dolën në raundin e dytë, tha Kovaçevski.

Baby Boo