Sekretari i qeverisë kapet pa maskë / VMRO kërkon dënim dhe falje publike


“Të dënohet dhe të kërkojë falje publike urgjentisht”, ka kërkuar sot opozitarja VMRO-DPMNE në lidhje me fotografinë e Rashkovskit që qarkullon në rrjete sociale. Në fotografi brenda një shitoreje, shihet Sekretari Gjeneral i Qeverisë, Dragi Rashkovski duke ecur pa mbajtur maskë mbrojtëse. Kjo sipas partisë së Mickoskit paraqet demonstrim force dhe tregon se dikush qenka mbi ligjin.

“Përse Rashkovski është mbi ligjin dhe nuk dënohet për mosrespektim të ligjeve? Sekretari Gjeneral i Qeverisë, Dragi Rashkovski është zënë duke lëvizur lirshëm në dyqan, pa maskë, në kundërshtim me aktet dhe dekretin ligjor duke e rrezikuar shëndetin e pjesëmarrësve tjerë.

Kanë kaluar 24 orë nga fotografia e institucionet heshtin për këtë paligjshmëri.
Prej ketu me arsye parashtrohet pyetja se përse për Rashkovskin nuk vlejnë ligjet si për qytetarët e tjerë? Vallë funksioni i tij në qeverinë në ikje e bën atë të jetë mbi ligjin?
Kërkojmë urgjentisht të dënohet dhe të kërkojë falje publike”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE’së./in7

Baby Boo