Osmani ia kthen Mushkolajt: Derisa e ngrinim zërin për krimet e Serbisë, dikush i quan blla-blla


Pasi analisti Imer Mushkolaj e ka kritikuar ushtruesen e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, në ditën e parë të saj të punës, kjo e fundit ka reaguar menjëherë përmes një shkrimi në Facebook. Mushkolaj i ka cilësuar si “t’lodhta e blla blla” vizitën e Osmanit në Prekaz, ndërsa kjo e fundit i tha se përderisa ajo ka ngritur zërin për krimet e kryera nga Serbia, sipas saj, dikush i quan “blla-blla”.

“Kjo është një pjesë e deklaratës sime në Prekaz, të cilën disa po e quajnë “Blla blla e pa përmbajtje”. Prandaj edhe jemi këtu si shtet, e para syve të botës po barazohet agresori me viktimën, sepse kur disa prej nesh e ngrisim zërin për krimet e kryera nga Serbia (siç kemi bërë gjithnjë), dikush i quan ‘blla blla’”, ka shkruar Osmani.

Mushkolaj përmes një postimi në Facebook kishte shkruar “T’lodhta këto foret e Vjosa Osmanit me homazhe, frymëzim, blla, blla… Veç formë, e aspak përmbajtje”. Osmani dje mori pozitën e ushtrueses së presidentes, pasi Hashim Thaçi dha dorëheqje pas konfirmimit të aktakuzës nga Gjykata Speciale.

Baby Boo