Seancë e re gjyqësore për të dënuarit me bu*rg të përjetshëm për ngjarjet e Kumanovës


Nesër dhe pasnesër do të zhvillohet seancë e re për të dënuarit me bu*rg të përjetshëm në rastin e Kumanovës.
Pasi të dënuarit kishin paraqitur ankesë për dënimet e tyre, Gjykata më e Lartë në shtet, nesër do të diskutoj për këtë çështje, përmes një seance publike ku do të mund të marrin pjesë edhe mediumet.

Përndryshe, për ngjarjet e 9 dhe 10 majit të vitit 2015, me bu*rgim të përjetshëm u dënuan Andi Krasniqi, Demë Shehu, Fadil Fejzullahu, Nasuf Zeqiri, Valdet Zekaj, Beg Bajra dhe Fejzulla Rushitovski.
Gjykata Themelore e Shkupit gjithsej kishte shqiptuar 746 vjet bu*rg pjesëtarët e “Grupit të Kumanovës”.

Baby Boo