Seanca gjyqësore për lëndët “Trajektorja” dhe “Tarifa”


Në Gjykatën Penale sot duhet të mbahen seanca gjyqësore për lëndënt e Prokurorisë Speciale “Trajektorja” dhe “Tarifa”.

Në lëndën “Trajektorja” të akuzuar janë katër persona zyrtar, ish-funksionarë të qeverisë. Ata dyshihen se në gjysmën e dytë të vitit 2012 dhe fillim të 2013 kanë marrë disa venprime me të cilat kanë penguar ndërtimin e rrugëve Milladinovci-Shtip dhe Kërçovë-Ohër.

Sipas PSP ata i kanë shkaktuar dëm buxhetit shtetëro së paku 155.117.172 euro.

Ndërsa në lëndën “Tarifa” të akuzuar janë ish-drejtori i përgjithshëm i ELEM-it, Dejan Boshkovski dhe dy persona tjerë.

Ata akuzohen për blerje të paligjshme të sistemeve softverik për nevojat e kompanisë me vlerë prej rreth katër milionë euro./Telegrafi

Baby Boo