Ish shefi i shërbimit Maqedonas dhe njëherit kusheri i Nikolla Gruevskit, ka ofruar Srxhan Kerimin për President “konsensual”, në këmbim të përkrahjes së marrëveshjes me Greqinë për emrin, shkruan “Fokus” në numrin e ri, përcjell Fakte. Sipas këtyre burimeve, në këtë “pako” të marrëveshjes është edhe përkrahja për ndryshimet kushtetuese.
Mirëpo, kreu i ri i VMRO-së, Hristijan Mickovski ka refuzuar këtë propozim që në fillim. Fokus shkruan se, pas kësaj, Mijallkov ka kërcënuar se zoton mbi 10 deputetë të kësaj partie, me të cilët mund të arrihet numri i 81 deputetëve për të ndryshuar aktin më të lartë në vend. Nuk bëhet e ditur nëse pjesë e kësaj marrëveshje është edhe falja e lirisë dhe e pasurisë që ka Mijallkov./FAKTE.Net