‘Schumacheri’ shfaqet në autostradën e Kosovës: Vozit 270 km/h, me telefonin në dorë


Një shofer kosovar është xhiruar në një nga autostradat në Kosovë, duke vozitur në shpejtësi afër 270 kilometër në orë, derisa në këtë shpejtësi ai e mbante timonin me një dorë, ndërsa dorën tjetër telefonin duke xhiruar.
Çdo ditë shumë shoferë të rinj kosovarë publikojnë video të ndryshme, ku shihen duke vozitur në shpejtësi shumë të madhe dhe duke thyer disa rregulla të komunikacionit.
Njëjtë ka ndodhur edhe me një shofer, në njërën prej autostradave të Kosovës.

Shoferi i cili po voziste një BMW, gati arrin shpejtësinë prej 270 km/h dhe në dorë mban telefonin, pa pikë problemi.
Një vozitje e tillë është e dënueshme me ligj, ku gjobat për shkelje të tilla janë të larta.
Sipas Ligjit Nr. 05/L-088, për rregullat e trafikut rrugor, Neni 56 që përcakton shpejtësinë më të madhe të lejuar jashtë zonës urbane, në pikën 1.1 dhe 2, bën të ditur se si është e përcaktuar lëvizja në autostradë.

“1. Në rrugë jashtë zonës urbane shoferit nuk i lejohet që të lëvizë me mjet me shpejtësi më të madhe sesa është e caktuar me shenjë të trafikut, e më së shumti: 1.1. në autoudhë – njëqind e tridhjetë (130) km/orë; 2.Dënohet për kundërvajtje, me gjobë prej dyqind (200) deri në gjashtëqind (600) euro, shoferi i cili jashtë zonës urbane lëviz me mjet mbi pesëdhjetë (50) km/h mbi shpejtësinë e lejuar, të përcaktuar me rregulla të përgjithshme ose me shenjë të trafikut. Përveç gjobës, atij i shqiptohet masa mbrojtëse ndalim i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik në kohëzgjatje prej tre (3) muajsh, si dhe i shqiptohen tri (3) pikë negative”, saktëson ky ligj për gjoba në trafik

https://video.gjirafa.com/shoferi-kosovar-mp4

Baby Boo