Ramush Haradinaj shkon për ngushëllime te familja e Kadri Veselit


Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shkuar për ngushëllime te familja e Kadri Veselit. Haradinaj ka thënë se humbja e nënës Ajshe për familjen Veseli vjen në kohë jo të lehtë meqë Kadri Veseli nuk gjendet pranë tyre.

Statusi i tij të plotë:
“Ndarja nga jeta e të dashurve mund të ndodh në çdo kohë, por për familjen Veseli humbja e nënës Ajshe vjen në kohë jo të lehtë, pasi që kryefamiljari Kadri Veseli nuk gjendet pranë tyre. Duke ndjerë dhimbjen e tyre, sot me bashkëpunëtorë, shkuam ta ndajmë me ta, të jemi afër dhe tu japim përkrahjen, sipas traditës shqiptare.
Uroj që tutje të bashkohemi vetëm për gëzime. Nëna Ajshe u prehtë në paqe”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.

Baby Boo