SAShK: “Autoritetet të shqyrtojnë vendimin për mësim me prezencë fizike”

Kryetari i Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Kulturë, Jakim Nedellkov përmes një shkrimi në Facbook ka bërë apel deri tek autoritetet që të shqyrtojnë mënyrën e mbajtjes së mësimit pas 1 shkurtit, përcjell TV21. Nedellkov thotë që autoritetet duhet të shqyrtojnë vendimin për mbajtje të mësimit me prezencë fizike.

“Në një kohë të përqindjes së lartë të të infektuarve, temperaturave dimërore në minus, nuk jemi të sigurt nëse qeveria ka marrë vendimin e duhur për mënyrën e mbajtjes së mësimit në gjysmëvjetorin e dytë. Dritaret e hapura të klasave nuk do të parandalojnë përhapjen e virusit.
Qeveri, MASh, rishqyrtoni vendimin sa nuk është vonë!”, thuhet në shkrimin e Jakim Nedelkov, kryetar i SASHK-ut.