Covidi ia merr jetën mësuesit nga fshati Sedllarcë


Me pikëllim të thellë morrëm lajmin që ka kaluar në jetën e amshueshme kolegu ynë Lirim Selmani nga Sedllarca e Epërme, shkruhet në komunikatën e publikuar nga faqja në facebook e shkollës “Sabedin Bajrami” Kamjan.
“Lirim Selmani ka punuar në shkollën tonë për shumë vite si mësues i ciklit klasor dhe me përkushtimin e tij ka përcjellur shumë gjenerata drejt dijeve fillestare të shkrim leximit dhe njehësimit.

Për 5 vitet e fundit me rradhë ka qenë anëtar i Këshillit të shkollës, për një periudhë edhe Kryetar i të njëjtit.
Dy vitet e fundit ka ushtruar edhe detyrën Përgjegjës për shkollën periferike në Sedllarcë të Epërme me shumë zell dhe dëshirë për përmirësim të zhvillimeve infrastrukturore në shkollë pjesë e të cilave edhe u realizuan me sukses.

Lajmi i sotëm që ai nuk ka përballuar dot komplikimet shëndetësore nga Covid-19 paraqet një humbje të madhe për shkollën dhe familjen.
Nga gjithë stafi i shkollës “Sabedin Bajrami” shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Selmani ndërsa lutemi kolegun Zoti ta mëshirojë e ta shpërblejë me xhennet”, përfundon komunikata.

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=3898152606933919&id=1935570233192176

Baby Boo