Sapo kishte dalë nga burgu, kush është terroristi i vrarë sot në Londër


Terroristi i vrarë sot nga policia në Londër pasi goditi me thikë dy persona, ishte liruar nga burgu vetëm disa ditë më pare. Ai kishte vujatur vetëm gjysmën e dënimit për plot 13 vepra terroriste, raporton Daily Mail.

I fiksuar pas thikave, 19-vjeçari Sudesh Amani nga Harrow, fantazonte për kryerjen e një sulmi terror me një teh ose me acid ndërsa shpërndante në Whatsapp propaganda pro Al Qaedas.

Ai u burgos për tre vjet dhe katër muaj në dhjetor 2018 pasi ai u deklarua fajtor për posedimin dhe shpërndarjen e dokumenteve terroriste.

Sot, ndërsa ishte nën një mbikëqyrje aktive të policisë dhe ‘kushte shumë të rrepta sigurie’, ai sulmoi një burrë e një grua me thikë para se të ekzekutohej nga policia.

Pas ngjarjes, kryeministri Boris Johnson tha se qeveria do të bëjë disa ‘ndryshime thelbësore në sistemin e trajtimit e persoanve të dënuar për vepra terroriste.

Baby Boo