Spasovski – 54 policë të lënduar gjatë protestave në RMV


54 policë të lënduar është epilogu i deritashëm i protestave të opozitës maqedonase kundër propozimit francez që tashmë më shumë se një javë mbahen në Shkup. Njoftimin në Facebook e ka publikuar Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski, duke shtuar se policët janë duke kryer detyrën e tyre në mbrojtje të rendit, paqes dhe sigurisë.

“Dora e ngritur kundër policit është dorë e ngritur kundër shtetit. U bëj thirrje qytetarëve dhe subjekteve politike për protesta të qeta dhe demokratike. Vetëm kështu do të japim dritë pozitive për vetëdijen e vendit në nivelin më të lartë”, shkruan Spasovski në Facebook.

Ministri I Brendshëm, Oliver Spasovski, ka theksuar se gjatë protestave policia ka ndaluar 22 persona për shkak të cënimit të rendit dhe qetësisë publike gjatë protestave. Për 12 persona është shqiptuar masa e paraburgimit.

Baby Boo