Sanksionohen 17 vozitës në gjendje të dehur në territorin e SPB Tetovë


Mbrëmjen e djeshme (22/23 janar) nga ora 22 deri në ora 04:00 në territorin e SPB Tetovë është kryer aksion kontrollues për sanksionimin e drejtuesve të mjeteve të cilët drejtojnë automjet nën efektin e alkoolit.

Nga kontrolli janë konstatuar dhe sanksionuar 17 drejtues mjetesh (TE) të cilët ishin ulur para timonit nën efektin e alkoolit dhe të gjithëve u janë shqiptuar sanksionet përkatëse.

Gjithashtu, gjatë kontrollit janë zbuluar dhe sanksionuar 20 (TE-13 dhe GV-7) lloje të tjera të kundërvajtjeve në trafik, të cilat janë rrumbullakosur me parashtresa adekuate të parapara me ligj.

Baby Boo