Posta e Maqedonisë u ofroi bashkëpunim bankave, presin përgjigje brenda …


Kabineti i Drejtorit Gjeneral të Postave të Maqedonisë Ejup Rustemi përmes një komunikate ka informuar se deri te bankat dhe “Asociacioni maqedonas bankar” kanë dërguar shkresë për bashkëpunim afarist. Bankat e interesuara në afat prej 3 ditë pune duhet që në formë të shkruar të tregojnë nëse janë të interesuara për bashkëpunim, me qëllim që t’i fillojnë bisedimet.

“Procedura për zgjedhjen e bankës dhe ‘shkresë për qëllimet’ janë vendimet që sot i solli Këshilli Drejtues i SHA “Postat e Maqedonisë së Veriu” në bazë zë vendimit të Qeverisë për nisjen e procedurave, me qëllim lidhjen e një marrëveshjeje të re bashkëpunimi me bankë afariste në territorin e Maqedonisë së Veriut, përmes së cilës do të kryhen shërbimet e qarkullimit pagesor” thuhet në njoftimin e Postës së Maqedonisë së Veriut. Nga Posta po ashtu theksojnë se në kontekst të nisjes së bisedimeve me bankë afariste e duke pasur parasysh se si shoqëri aksionare me pronësi shtetërore, veprimtarinë e saj e ushtron në përputhje me Ligjin për Prokurime Publike.

“Tregojmë se bisedimet për bashkëpunim me bankë afariste, në përputhje me nenin 23, paragrafi 1, pika 6-b për “Përjashtime të përgjithshme” nga Ligji për Prokurime publike, nuk do të zbatohet sipas Ligjit të ndryshuar, sipas rekomandimeve të Byrosë për Prokurime Publike, e cila rekomandon që organi dakordues të kujdeset për parimet themelore të konkurrencës dhe trajtimit të barabartë të operatorëve ekonomikë gjatë përzgjedhjes së bankës” shkruhet në njoftim.

Në përputhje me këtë, shkruajnë nga Posta e Maqedonisë së Veriut, sot do të dorëzohet ‘shkresë për qëllimet’ deri tek të gjitha bankat dhe deri te “Asociacioni maqedonas bankar” për bashkëpunim afarist. Bankat e interesuara në afat prej 3 (tre) ditë pune duhet që në formë të shkruar të deklarohen nëse janë të interesuara për bashkëpunim, me qëllim që të nisin bisedimet./Tv21

Baby Boo