Jeton Shaqiri: Akuzat e VMRO-së, qytetari nuk i “blen”, nuk i beson dhe nuk i miraton


Ministri i Arsimit dhe Shkencës Dr.Jeton Shaqiri përmes një statusi në rrjetet sociale i është përgjigjur VMRO-DPMNE-së ndaj Qeverisë. Ai i ka quajtur këto akuza të pabaza, shpifje dhe dezinformata me qëllim që të pengohet progresi i vendit.

“Opinioni publik ditëve të fundit gjithnjë e më shumë është cak i lajmeve të rreme, propagandës, shpifjeve, gënjeshtrave, dezinformimit. Këto lajme të rreme, por mirë të organizuara në periudhë më të gjatë për vite me radhë, kanë disa karakteristika që i bëjnë lehtë të detektueshme. Regjisorët e këtyre sulmeve kanë për qëllim të ulin besimin e popullatës në institucionet e shtetit, siç janë qeveria, parlamenti, gjyqësia, duke ulur besimin te të zgjedhurit politikë me qëllim për të shkaktuar dëshpërim të gjeneratave të reja. Kanë për qëllim të ulin besimin në proceset euro-integruese të Maqedonisë së Veriut, tani që kemi nisur skriningun negociues me BE-në dhe jemi anëtare e NATO. Sulmojnë vlerat perëndimore, gjithmonë në një apo tjetër mënyrë duke ofruar rrugë ‘më të mirë’ për shtetin, që opinionin e drejton drejt hegjemonisë, regjimit hibrid, autokracisë, Rusisë. Përçarja në baza etnike, fetare, sociale, profesionale, me pasojë uljen e nivelit të sigurisë së qytetarëve. Dhe gjithë këtë e bëjnë përmes disa megafonëve partiak opozitar, qoftë maqedonas apo shqiptarë, në shërbim të tyre”, shkruan ministri Shaqiri.

Kjo fushatë, shton më tej ai, gjithmonë ka qenë dhe mbetet e orientuar me cak BDI-në, eksponentët e saj, nga kryetari i partisë dhe funksionarët më të lartë, mirëpo këto raste edhe kësaj radhe si shumë herë tjera në 20 vjeçarin e kaluar, qytetari nuk i blen, nuk i beson dhe nuk i miraton.

“Këto, edhe kësaj radhe do të ngelin në koshin e madh të ‘Fake News’ të vendit tonë”, potencon Shaqiri.

Baby Boo