Sami Kurteshi e quan presidentin Thaçi ‘monstrum’ me figurë njeriu


Pas konsultimeve që ka bërë me partitë politike në vend, Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka kërkuar nga kryetari i LVV-së, njëherit kryeministri në detyrë Albin Kurti një emër të ri për ta mandatuar si kandidat për ta formuar Qeverinë e re.
Ndaj kësaj kërkese ka reaguar ashpër, Sami Kurteshi, ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dikur anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës, ku mes tjerash përmend ‘puçin politik’ .

Sipas Kurteshit, përpjekja e presidentit, siç e quani ai monstrum me figurë njeriu së bashku me Isa Mustafën, të cilin e cilëson shërbëtorë e deputetët e partive të korruptuar tani e 20 vjet përbën një puç politik ndaj Lëvizjes Vetëvendosje, që qëllimin e vetëm ka heqjen nga terreni politik.

“Ky President monstrum me figurë njeriu, që e ka humbur pushtetin realisht dhe objektivisht në kuptimin legjitimitetit popullor si përfaqësues i ‘unitetit të popullit’, po përpiqet me çdo kusht ta mbajë atë legalisht si ‘kreu i shtetit’, duke krijuar përveç krizës edhe mjegullnajë politike me ndërskamca juridike, tani përmes ‘konsultimit’ zjarrvënës për një qeveri të re të unitetit të faktorit politik. Përpjekja brutale për krijimin e një realiteti të ri paszgjedhor nga pozita pasive ceremoniale e Presidentit, pa legjitimitet të votës popullore por me “legalitetin” e 82-3 votave të vullnetit qytetar të deformuar skajshmërisht nga deputete/ët e partive të korruptuara tani e 20 vjet, përbën një puç politik ndaj legjitimitetit popullor”, ka shkruar Kurteshi.

https://www.facebook.com/sami.kurteshi.1/posts/2428687513898978

Baby Boo