Sali: “Pr*otesta është legjitime, por jo në kohë”


Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali ka komentuar pr*otestën e sotme të mjekëve privatë dhe amë. Thotë se e mbështetë të njëjtën, megjithëse vlerëson se nuk është në kohë.

“Pro*testa është legjitime, por nuk është në kohë, pasi ne jemi duke punuar në gjetjen e modelit për financimit e shëndetësisë primare. Sot është Dita e Shëndetësisë dhe duhet ta shënojmë të njëjtën, por jo të pro*testojmë. Sërish, unë e mbështesë pro*testën dhe grupi i organizatorëve do të priten sot nga unë”, tha Sali.

Me një pro*testë të qetë, e cila do të fillojë sot në mesditë para Ministrisë së Shëndetësisë, mjekët amë nga vendi do të shprehin revoltën e tyre për, siç thotë, neglizhimin e nevojave të tyre nga autoritetet shëndetësore. Në mënyrë simbolike, sot në Ditën Botërore të Shëndetësisë, Shoqata e Mjekëve Amë, do ta organizojnë pro*testën e tretë me radhë, pasi deri më tani nuk janë plotësuar kërkesat e tyre.

Mes kërkesave kryesore është rritja e vlerës së kapitacionit nga 60 në 90 denarë për pacient, sipas të cilit Fondi për Sigurim Shëndetësor ua paguan rrogën mjekëve të përgjithshëm amë. Njëkohësisht, shtojnë se për 30 vite me radhë pagesën për stazhin e punës e marrin me vonesë prej disa muajve.

Baby Boo