Filipçe presim që Qeveria të miratojë masat e reja, ora policore nga 23:00


Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe ka thënë se Shtabi i kr*izës e ka përkrahur ndryshimin për ndalesën e kufizimit të lëvizjes dhe në seancën e sotme i ka shqyrtuar propozimet që në seancën e radhës Qeveria duhet t’i miratojë. Bëhet fjalë për këto masat:

Ora policore të filloj në ora 23:00 dhe të zgjas deri në 05:00 të ditës së nesërme.
Objektet gastronomike të mund të punojnë deri në ora 22:30, por vetëm në terraca dhe jashtë objektit, por jo dhe në pjesën e mbyllur të lokalit.

Baby Boo