Sejdiu nga BESA i përgjigjet Selës: çfarë hajmalie u bëri Aliu?


Nënkryetari i Lëvizjes BESA, Blerim Sejdiu përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook i është përgjigjur ish kreut të ASH-së, Ziadin Sela i cili mbrëmë nga Gostivari sulmoi bllokun opozitar.

Sejdiu qëndrimet e Selës i quajti tallje me opinionin duke ia kujtuar atij madje që në zgjedhjet e fundit doli me moton “Na jepni vota ta rrëzojmë BDI-në”.

“Zotri ishi”, lëre opozitën e Lëvizjen BESA, abe çish u bë me Alin, e keni heq nga fjalori krejt pasi që e kishit akuzuar për tentim vrasje, a thua vallë çfarë hajmalie u bëni Alia kur i shkuat në shtëpi që ju aq shumë ndryshuat?!

Mosni se s’bën kështu të tallni e në këtë gjendje me dalë para popullit, jeni shndërruar në zëdhënës të Soravisë. Ju dolët para popullit me moton “Na jepni vota ta rrëzojmë BDI-në”, e tash përfunduat në ata që e shpëtuat BDI-në”. Mosni bre se ky popull shumë ka përjetuar hile dhe tradhëti.

Ky popull shumë parti të “forta” i ka duruar e kur filluan të tallen k’ta “të fortit”, sikur ju që jeni “të fortë”, populli i zhduki fare nga skena.

Mos harroni se edhe ju jeni në prag të këtij momenti!
E keni tepru!- ka shkruar Sejdini në rrjetin social Facebook.

Baby Boo