Sali: Kisha dashtë, por nuk mund të them se prej nesër mund t’i heqim maskat


Minsitri i Shëndetësisë Bekim Sali tha se shifrat aktuale nuk lejojnë lehtësimin e masave, përfshi edhe heqjen e maskave. Numri i vogël i të vaksinuarve nuk garanton që të mund të vazhdojmë pa maska, tha Sali.

“Unë jam i pari që do të kisha dashtë që të mund të them se prej nesër mundemi edhe pa maska, do të mbahesha mend për këtë deklaratë, por në njërën anë janë dëshirat në anën tjetër shifrat të cilat i marrim çdo ditë. Po e ndjekim situatën çdo ditë, kemi 4 shtete të cilat të parat i liruan masat, por shohim se atje tani situatën e kemi si ën fillim”, tha Bekim Sali, ministër i shëndetësisë.

Baby Boo