Sakrifikoi jetën për të tjerët, Rama kërkon që Arjan Sala të shpallet “Dëshmor i Atdheut”


Kryeministri Edi Rama ka kërkuar që Arjan Sala të shpallet “Dëshmor i Atdheut”. Lajmi është bërë me dije nga zëvendësministri i Mbrojtjes Petro Koçi, i cili nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook” njofton se Komisioni Qendror i Statusit “Dëshmor i Kombit” është dakorduar me kërkesën e kryeministrit Rama.

Ai sqaron se janë në pritje të përfundimit të ekspertizës ligjore dhe propozimit të Prefektit të Tiranës për të marrë vendimin e menjëhershëm.

Statusi i plotë
Komisioni Qendror i Statusit “Deshmori i Atdheut” me porosi te Kryeministrit ne gatishmeri per ti dhene titullin “Deshmor i Atdheut” shtetasit heroik Arjan Sala.
Presim perfundimin e shpejte te ekspertizes ligjore dhe propozimin e Prefektit te Tiranes per te marre vendim te menjehershem.

Humbja e jetes se Arjan Sales, pervecse na shkakton dhimbje te papershkrueshme si per nje bir e vella, nga ana tjeter deshmon se Shqiperia qe ka djem heronj si Arjani qe sakrifikojne jeten e tyre per te mbrojtur jetet e te tjereve, do te behet!
Jane gjalle bilbilenjte!

Baby Boo