Mesazhi populist i Vuciq para takimit në Shtëpi të Bardhë: S’do ta kemi lehtë, dorëzimi s’është opsion, rroftë Serbia


Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuciq pak para hyrjes në takimin e Shtëpisë së Bardhë ku do të zhvillohen negociatat Kosovë -Serbi ,me ndërmjetësim të SHBA’së ka thënë se deklaratat e “zyrtarëe shqiptarë që flasin për njohje të Kosovës” janë arrogante.

“Jemi disa metra larg Shtëpisë së Bardhë dhe për disa minuta fillon takimi i rëndësishëm me delegacionin e Prshtinës nën ombrellën e Presidentit Trump, ky nuk do të jetë nujë takim i lehtë për ne. Për cdo rast ne jemi gati!. Do të japim gjithcka nga vetja që të arrijmë kompromis për temat ekonomike” ka thënë shefi i shtetit serb.

“Duam paqe, duam stabilitet, duam përparim të Beogradit, Prishtinës dhe tërë rajonit tonë dhe para së gjithash duhet të brengosemi për popullin tonë në Kosovë e Metohi. Kam parë plotë deklarata arrogante të zyrtarëve shqiptarë nga Kosova e Metohia të cilët flasin për njohjen e Kosovës. Porosia ime për të gjithë në Serbinë tonë të bukur është – dorëzimi asnjëherë nuk është opsion. Rroftë Serbia” ka thënë Vuciq në një adresim që e ka publikuar në Instagram pa pranuar pyetje.

Baby Boo