Britani, veterani 99-vjeç bën 100 xhiro në këmbë dhe mbledh miliona funta


Veterani i luftës, kapiteni Tom Moore në moshën 99-vjeçare përshkoi 100 xhiro përrreth oborrit të tij dhe me këtë rast mblodhi mbi 12 milionë funta (rreth 13,7 milionë euro) ndihma për Shërbimin Kombëtar Shëndetësor (NHS).

Ai fillimisht deshi të mbledhë 1.000 funta për NHS-në, ashtu që me ndihmën e karrocës për pleq të përshkojë 100 xhiro në oborr para ditëlindjes së 100-të, të cilën do ta festojë më 30 prill. Mirëpo, qëllimi i tij u tejkalua shumëfish, sepse gjatë sfidës në faqen e tij të internetit para dhuruan madje 640 mijë njerëz.

Xhiron e fundit të sfidës së tij Moore e kaloi në transmetim direkt të BBC-së.

“Ndjehem mirë, shpresoj se edhe ju ndjeheni mirë. Shuma e mbledhur është absolutisht fantastike. Kurrë nuk kam ëndërruar se do të përfshihem në një ngjarje të tillë”, ka thënë Moore në fund të xhiros së tij të fundit.

Personalitete të famshme, veteranë, punonjës shëndetësorë dhe shumë britanikë të tjerë janë tubuar pas Moore pasi veterani i Luftës së Dytë Botërore u shfaq në televizionin kombëtar.

Deri në orën 09:00 mëngjesin e sotëm, sipas kohës lokale, faqja e Moore “Just Caving” tregoi se donacionet kanë mbërritur mbi 12,3 milionë funta (rreth 14,1 milionë euro).

Baby Boo