Plani i skriningut nga java e ardhshme do të përfundojë, do të analizohet rritja e numrit të rasteve të reja të të infektuarve


Rritja e numrit të të infektuarve të ri me KOVID-19 – 33 raste të konfirmuara për 24 orë, shumica prej të cilave në Shkup (11) dhe Veles (nëntë), do të vëzhgohen këto ditë për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për rastësi apo variacion, tha ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, pasi pas disa ditësh rënie dhe më shumë të shëruar sesa të infektuar, dje sërish u rrit përsëri numri i rasteve të reja pozitive të koronavirusit.

Përveç të rinjve të infektuar në Shkup dhe Veles, në evidentimet për 24 orët e kaluara dje janë regjistruar pesë pacientë të rinj në Prilep, dy në Kumanovë, Tetovë dhe Manastir dhe nga një në Shtip dhe Kriva Pallankë.

Sipas Filipçes, këto janë rezultate vetëm të një dite dhe deri tani nuk mund të nxjerret asnjë konkluzion për rritjen e numrit.

“Në disa raste kemi pasur skenarë të ngjashëm me një numër të konsiderueshëm të vogël, dhe numër të konsiderueshëm të madh të pacientëve, në një moment ishin edhe mbi 100 raste të të diagnostikuarve”, tha ministri, duke shtuar se sot dhe nesër do të analizohen arsyet.

Dje u regjistrua edhe një pacient i vdekur nga Velesi në moshën 70 vjeçare, i cili nga 4 maji ka qenë i hospitalizuar në repartin infektiv në spitalin në Veles. Me këtë, numri i përgjithshëm i të vdekurve nga infektimi arriti në 89. Nga fillimi i pandemisë në vend,m e Kovid-19, janë konfirmuar 1.572 raste, numri i pacientëve të shëruar është 1.079, kurse për momentin numri i rasteve aktive në vend është 404.

Sipas kryetarit Ace Kocevski, infeksioni në Veles, ku janë marrë rezultatet e nëntë rasteve të reja pozitive, është përcaktuar saktësisht. Shtatë prej tyre janë punonjës të ëmbëltores JU-KA, dhe dy janë pensionistë që pretenduan se kanë qëndruar në shtëpi dhe shkuan vetëm në barnatore dhe në treg për të blerë. Numri i përgjithshëm i të infektuarve në Veles së bashku me ta, u rrit në 93.

Ministri Filipçe kumtoi se Qendra e Shëndetit Publik në Shkup dhe Instituti i Shëndetit Publik e kanë përfunduar planin për skrining, i cili duhet të fillojë javën e ardhshme. Bëhet fjalë për rreth 400 deri 500 testime në përputhje me indikacionet sipas grupeve kritike të qytetarëve.

Do të përfshihet i gjithë stafi i kopshtit, punonjësit shëndetësorë, stafi i punonjësve në shtëpitë e pleqve, nëpunësit e policisë, shoferët e NQP-së dhe taksistët, punonjësit në shërbime publike (punëtorët në sportel), pacientët para shtrimit në spital, pacientët që duhet të marrin terapi biologjike. Këto janë kategori, për të cilat e kemi me rëndësi që t’i identifikojmë bartësit asimptomatikë.

Plani i skriningut nga java e ardhshme do të përfundojë, do të analizohet rritja e numrit të rasteve të reja të të infektuarve

Spitali mobil, i cili është vendosur pranë Klinikës së Sëmundjeve Infektive dhe ka kapacitet prej 72 shtretërve që nuk kanë nevojë të përdoren tani, do të jetë në gjendje të funksionojë si qendër urgjence interniste. Do të jetë lloj korridori dhe vend për pacientët – pavarësisht nëse ata kanë apo jo koronavirusin para se të shkojnë në njërën nga klinikat.

Sa do të zgjasë orari i lëvizjes këtë fundjavë do të diskutohet në takimin e sotshëm. Do të merren në konsideratë mundësitë për lirimin e masave që do të ishin të vlefshme nga java e ardhshme dhe, sipas rekomandimeve të ekspertëve, cili do të jetë rendi për kthimin e proceseve dhe normalizimin e situatës, duke përfshirë edhe nëse do të ketë kushte për mbajtjen e zgjedhjeve.

Baby Boo