Saimir Tahiri apelon vendimin “arrest shtëpiak”, ja data e gjyqit


Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri i është drejtuar Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda për të kërkuar heqjen e masës së sigurisë ‘arrest shtëpiak’. Seanca gjyqësore ku do të vendoset nëse Tahiri lirohet ose jo, do zhvillohet në datën 28 maj.

Gjykata e Shkallës së Parë vendosi dy javë më parë këtë masë sigurie për ish-ministrin pas mbërritjes së provave të reja nga Italia dhe Greqia ku pretendohet se Tahiri ka bashkëpunuar me Habilajt.

Herën e fundit, avokati i Tahirit, Maks Haxhia u shpreh i bindur se Apeli do ta rrëzoje këtë vendim.

Baby Boo