E trishtë, 13 vjeçari jep frymën e fundit në ambulancë pasi u nxor nga rrënojat pas 13 ditësh


Momente trishtimi u shpalosën mëngjesin e së shtunës teksa tre personat u nxorrën të gjallë nga rrënojat e ndërtesave 13 ditë pas tërmetit në Turqi, një grua 40-vjeçare, një burrë 49-vjeçar dhe një 13-vjeçar që nuk ia doli.

Siç njoftoi ministri i Shëndetësisë së Turqisë, fëmija 13-vjeçar i cili u shpëtua i gjallë nga rrënojat e një ndërtese në zonën e Antakya, në Hatay, dha frymën e fundit në ambulancën në të cilën po transportohej në një spital.

Përkundrazi, dy të tjerët që pritën për 296 orë pas tërmetit në Turqi ekipet e shpëtimit për t’i nxjerrë nga rrënojat janë në gjendje të mirë.

Videoja tregon momentin kur ekipet e shpëtimit panë 49-vjeçarin sirian Semir Mohamed Akar. Edhe më tronditëse është fakti se pasi u nxorr, gjëja e parë që bëri burri ishte t’i njoftonte se kishte njerëz të tjerë të bllokuar në rrënojat.

Baby Boo