Sadulla Duraku përuroi fillimin e ndërtimit të rrjetit të kanalizimit në Dobordollë


Ministri i ambientit jetësor, Sadulla Duraku, së bashku me të parin e komunës së Vrapçishtit, Isen Shabanin, ishin të pranishëm në fillimin e punimeve për ndërtimin e rrjetit  të kanalizimit në fshatin Dobordollë. Të dy së bashku vlerësuan se ndërtimi i rrjetit të kanalizimit në këtë fshat do të lehtësojë tej mase jetën e banorëve të Dobordollit dhe se në të ardhmen do të punojnë edhe më shumë që çdo vendbanim në komunën e Vrapçishtit të ketë rrjet të kanalizimit dhe të ujësjellësit.

“Është një projekt afatgjatë, d.m.th. është një projekt i përhershëm dhe është kapital, i komunës. Projekti është në vlerë prej 12 milionë denarë, kemi ndihmë edhe nga Ministria e Planifikimit Hapësinor, ku kemi edhe ministrin prezent sot. Është një pjesë 6 milionë denarë financuar nga ministria, pjesën tjetër e kemi si obligim ne ta vazhdojmë dhe të mbulojmë gjithë rrjetin e fshatit”,- deklaroi kryetari i komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani.

Ne si ministri e ambientit jetësor përpiqemi që të lehtësohet dhe të ketë një ambient më të pastër, më të mirë për qytetarët e këtij vendi, dhe një bashkëpunim të mirëfilltë kemi me komunën e Vrapçishtës, edhe pse dallojmë në mendime ndoshta, por ne nuk shikojmë se qytetarët janë qytetarë të përbashkët. Besoj që projektin që ka ndarë Ministria e Ambientit Jetësor, pra dy projekte për këtë komunë, do e vazhdojë dhe do e realizojë kryetari i komunës dhe do e shijojnë qytetarët e këtij vendi”,– u shpreh ministri i ambientit jetësor, Sadulla Duraku.

Komuna e Vrapçishtit, si çdo komunë tjetër rurale, ka problem me deponitë e egra që krijohen vend e pa vend, mirëpo ministri dhe kryetari premtuan se këtë deponi do të largojnë dhe të gjithë së bashku do të kontribuojnë për një ambient të pastër.

Baby Boo