Sadulla Duraku nga buxheti shtetëror për çdo muaj harxhon nga 50 mijë denarë nëpër kafene


Ministrat dhe zëvendësat e tyre dhe sekretarët shtetëror për gjashtë muaj kanë “ngrënë” mbi 7 milion denarë nëpër kafene dhe restorante në vend dhe jashtë vendit , tregon raporti i ri gjashtë mujor për llogaridhënie që sot ka publikuar Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, përcjell Zhurnal.

“Shërbimet hotilerike në vend dhe jashtë të ministrave, zv/ministrave dhe sekretarëve shtetëror për vitin 2018 janë 7.066.165 denarë, pra rreth 115.000 euro, dhe janë për 2.7 herë më të ulta në krahasim me periudhën e krahasuar të vitit 2015 ku janë shpenzuar 19.132.121 denarë, ose 311.000 euro.

Këto ulje serioze të shpenzimeve janë si rezultat i shkurtimit të pagesave jo produktive, edhe atë në periudhë të vizitave intensive të delegacioneve të huaja”, thuhet në raport.

Sipas të dhënave të publikuara, më i uritur ka qenë ministri i mjedisit jetësor dhe planifikimit hapsinor, Sadulla Duraku i cili për gjashtë muaj nëpër kafenetë e Maqedonisë së Veriut ka harxhuar mbi 306 mijë denar ose dikur rreth 50 mijë denarë në muaj.

Matematika thotë se Duraku për çdo ditë nëpër kafene me para nga buxheti shtetëror ka harxhuar mesatarisht 1600 denarë në ditë.

Baby Boo